Report TV - Trafik i rënduar në aksin Fier-Vlorë, vargje kilometrike makinash

  • 7 years ago
Fundjava sjell një fluks lëvizjeje mjetesh në drejtim të zonave bregdetare duke sjellë dhe rëndim të trafikut.

Aksi, Fier - Vlorë që në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme është mjaft i rënduar në njërin krah, ku makinat lëvizin nga Fieri në drejtim të Vlorës.

Siç bëhet me dije, policia rrugore po kontrollon situatën, por ka raste që për disa minuta apo më shumë që situata rëndohet për shkak të mos lëvizjes së mjeteve duke shkaktuar vargje kilometrike.

Ndërhyrja e policisë e zhbllokon situatën duke liruar rrugën, por me levizje mjetesh të ngadalësuar.

Ky problem ka qenë edhe ditën e djeshme.

Recommended