Report TV-Bllokohet qarkullimi në Levan-Fier, trafik dhe radhë kilometrike (Video)
  • 6 years ago
Aksi Levan-Fier është një nga akset që bllokohet shpesh për shkak të dëmtimit në infrastrukturën rrugore.

Një javë më parë në këtë aks humbi jetën një grua shtatzënë dhe 4 të tjerë mbetën të plagosur. Majlinda Troka, nënë e një vajze 7-vjeçe, humbi jetën. Mbrëmjen e djeshme, 2 të rinj humbën jetën në një aksident tjetër në Fier.

Prej ditësh në të gjithë vendin regjistrohen aksidente rrugore. Policia Rrugore ka ndërmarrë një plan masash, përfshirë edhe monitorimet me dron për të sensibilizuar qytetarët dhe për të shmangur aksidentet.

Sipas një raporti të INSTAT në 7 muajt e fundit në vendin tonë kanë humbur jetën mbi 120 persona dhe shumë të tjerë janë plagosur nga aksidentet që janë regjistruar.
Recommended