Report TV - Përplasje me armë te Komuna e Parisit, një i plagosur

  • 7 years ago
TIRANE-Një person është plagosur pas një shkëmbimi me armë zjarri te kryqëzimi i Komunës së Parisit mbrëmjen e sotme rreth orës 20:30.

I plagosuri është 24-vjeçari Lenci Hoxha, ndërsa është dërguar në spital dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Nga të dhënat e para mësohet se 24-vjeçari ka marrë tre plumba nga shkëmbimi i zjarrit.

Autorët pritë në ?tunel? të riut, e qëlluan 3 herë
Lenci Hoxha ishte duke udhëtuar me makinën tip ?Benz? me targa AA 777 RT në pronësi të Xhevdet Hoxhës, kur është zënë në pritë në një ?tunel? poshtë një pallati dhe u qëllua tre herë me armë zjarri.

Sipas policisë së kryeqytetit ka pasur një shkëmbim zjarri mes makinave, pra Hoxha i është përgjigjur shkëmbimit të zjarrit nga autorët, ndërsa vijon puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Autorët mësohet se kanë qenë dy dhe janë larguar me shpejtësi pas shkëmbimit të zjarrit me 24-vjeçarin.

Nga të shtënat me armë zjarri fatmirësisht nuk ka pasur qytetarë të lënduar, pasi ngjarja ka ndodhur në një moment kur në rrugë kishte shumë lëvizje.

Policia deklaron se janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe vazhdon krehja e zonës.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Recommended