Report TV - Shpëtohet mrekullisht nga mbytja një 16 vjeçar në Sarandë

  • 7 years ago
Një rast mbytjeje është regjistruar pasditën e së mërkurës në bregdetin e Sarandës ku një ri rreth 16 vjeç ka rrezikur jetën.

Gjatë kohës që 16 vjeçari ka qenë duke u larë në plazhin e ri në Sarandë, ai ka shfaqur probleme dhe nëna e tij ka kërkuar ndihmë tek njerëzit përrreth.

Për fat të mirë në vendngjarje kanë qenë dy notarë të vjetër një prej të cilëve trajner noti, të cilët i kanë ofruar ndihmë adoleshentit.

?Isha duke zhvilluar stërvitje me ekipin, kur papritmas më thërret një prind dhe më tregon që po mbytet një djalë. Kemi shkuar e kemi nxjerrur në momentet që ishte kritike, pasi po i mbushej trupi me ujë. E kemi nxjerrë në breg të detit dhe aty kemi lajmëruar një ambulancë. Këta rojet e plazhit përderisa kanë marrë një detyrë duhet të jenë aty?, u shpreh trajneri notit, Edi Vasi.

Në vendin ku ka ndodhur ngjarja, kulla e vrojtimit është vetëm 100 m larg.

Recommended