Report TV - Intervista/Biba: Të bëhet sistem proporcional kombëtar ose prim

  • 7 years ago
Nëse parlamenti i ri do të ndërmarrë një reformë zgjedhore, ndryshimet ligjore duhet të fillojnë menjëherë në shtator. Zëvendëskryetari i KQZ-së, Denar Biba thotë në një intervistë për Shqiptarja.com se dy vjet kohë deri në zgjedhjet lokale duhet të përdoren për testim të praktikave të reja. Biba nuk është dakord për votim elektronik, por thotë se identifikimi dhe numërimi elektronik janë të mjaftueshëm dhe të mundshëm. Sa i takon sistemit zgjedhor, Biba, si një nga njohësit e mirë të proceseve zgjedhore dhe përfaqësuese, shprehet se qoftë sistemi proporcional kombëtar me prag më të lartë, qoftë ai me prim, është i mirë për të përfaqësuar maksimalisht vullnetin e qytetarëve e po ashtu për krijuar ekuilibra të mazhorancave të qëndrueshme.

Zz.Biba nga raporti paraprak i OSBE-së u përcaktua se kjo fushatë funksionoi kryesisht mbi marrëveshjen politike duke shmangur shumë elementë ligjorë dhe kushtetues, ju ishit një prej subjekteve dhe individëve të prekur nga marrëveshja politike. Së pari a ju vjen keq që u larguat dhe a mendoni se dorëheqja juaj i shërbeu për mirë procesit më pas?

Recommended