Report TV - Fundjava në Vlorë, trafik i rënduar në rrugët e bregdetit

  • 7 years ago
Ashtu sikurse dhe fundjavën e kaluar edhe këtë fudjavë ka pasur radhë të gjata pritjeje dhe trafik të rënduar në Vlorë.

Akset rrugore që të çojnë drejt bregdetit këtë të diel kanë qenë të bllokuara nga trafiku, ku dhjetëra makina janë gjendur të bllokuara në pritje për të shkuar drejt plazhit.

Përgjatë rrugës shihet një radhë e gjatë kilometrike për shkak të numrit të madh të automjeteve që presin në trafik për të vijuar rrugën e tyre.

Duke qenë se është piku i sezonit turistik dhe fluksi i turistëve është tejet i madh bën që shumë rrugë kryesore që të çojnë drejt bregdetit të bllokohen dhe të krijojnë trafik të rënduar.

Recommended