Report TV - Korçë, zjarr i madh në parkun "Rinia", dyshohet i qëllimshëm

  • 7 years ago
Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në fund të parkut ?Rinia? në Korçë.

Flakët e këtij zjarri mund të rrezikonin gjithë sipërfaqen e parkut.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e rendit, zjarrfikëset, si edhe shërbimet e emergjencave civile të cilat kanë konstatuar tre vatra të mëdha zjarri dhe kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit dhe shmangien e dëmeve të mëtejshme.

Nga të dhënta paraprake dyshohet se zjarri është vënë qëllimisht, por ende nuk dihen motivet.

Policia e Korçës, ka shoqëruar në Komisariat disa persona dhe po punon për identifikimin/kapjen e autorëve, si edhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Recommended