Report TV - Shqipëri-Maqedoni në shtator mbledhje e përbashkët qeverie

  • 7 years ago
Qeveria shqiptare dhe ajo e Maqedonisë do të organizojnë një mbledhje të përbashkët në Pogradec në vjeshtë të këtij vii. Lajmi u bë me dije nga ministri i jashtëm Bushati gjatë një konferencë të përbashkët me mediat me homologun maqedonas Nikolla Dimitrov.

"Në vijim të bisedës së dakortësisë së dy kryeministrave Zaev dhe Rama në Trieste, bëj të ditur se kemi arritur një marrëveshje, për të zhvilluar mbledhjen e parë të qeverisë të përbashkët, gjate këtij viti, pra vjeshtën e ardhshme në Pogradec. Kjo do të jetë për të lehtësuar projektet strategjike, të ndihmuara dhe nga ndërkombëtaret? tha Bushati.

Takimi i përbashkët u konfirmua edhe nga ministri maqedonas i cili u shpreh se bashkëpunimi mes dy vendeve do të vijojë të forcohet, në mënyrë që të dyja vendet të ecin përpara. Sipas tij është koha që Brukslei të bindet për anëtarësimin e të dyja shteteve.

Recommended