Ilir Meta betohet si President i Republikës

  • 7 years ago
Ilir Meta u prit në hyrje së sallës së seancave parlamentare nga Nënkryetarja Valentina Leskaj, pak minuta pas orës 18:00 të së hënës.

Betimi i tij përpara parlamentit shënon zyrtarisht marrjen e detyrës si President i Republikës.

Në fjalën e tij të parë si kreu i shtetit, Meta premtoi se do t?i shërbejë gjithmonë konsesusit mes palëve.

Megjithëse u betua përpara deputetëve që u mbaron mandati në Shtator, Meta bëri edhe një apel për opozitën e re.

Meta nuk la pa nxjerrë në pah momentin e zgjehdjes së tij kur salla ishte gjysmë bosh, pasi opozita protestonte në çadër.

Përapara se të linte parlamentin për t'u nisur drejt Presidencës, Meta shtrëngoi duart me deputetë të të dy krahëve, ku ra në sy mungesa e kontakteve me Kryeministrin Rama dhe përshëndetja me ish-Kryeministrin Berisha.

Ilir Meta është presidenti i dhjetë në historinë e vendit dhe i 7 -ti pas rënies së diktaturës. Betimi në Kuvend i lë vendin marrjes së detyrës në selinë e presidentit të vendit.

Tv Klan

Recommended