Vlorë, makina merr flakë në parkim, nuk ka të lënduar

  • 7 years ago
Një makinë është përfshirë nga flakët mëngjesin e së shtunës në qytetin e Vlorës në lagjen "29 Nëntori".

Edhe pse shërbimi zjarrfikës mbërriti në kohë rekord, makina me targa AA 927 JE në pronësi të shtetasit me iniciale SH.F, u dogj plotësisht nga brenda.

Shkak për përfshirjen nga flakët dyshohet të ketë qenë një defekt në motor, por gjithsesi hetimet vijojnë.

Recommended