Report TV - Profesionet e lira pa TVSH deri 5 mln lekë xhiro në vit

  • 7 years ago
Gjykata e Lartë ka rrëzuar pjesërisht vendimin e qeverisë që sanksiononte se profesionet e lira do të paguanin Tatim mbi Vlerën e Shtuar. Në një vendim të dhënë së fundmi, Kolegji Administrativ ka vendosur që pagesa të bëhet vetëm nga ata që kanë xhiron vjetore nga 5 milionë lekë e lart.

Rrezimi i pjesshëm i VKM nr. 953, datë 29.12.2014, ?Për dispozitat zbatuese të ligjit nr. 92/2014, ?Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë?? erdhi pas padisë që dërgoi në Gjykatën e Lartë, Dhoma Kombëtare e Avokatisë kundër Këshillit të Ministrave.

Ligji për TVSH-në, në pikën 2 të nenit 11, përsa i përket profesionit avokat, në lidhje me vendosjen e kufirit minimal të regjistrimit për TVSH, caktonte se ata detyroheshin të deklarojnë dhe të paguajnë TVSH në vleftën 20% të çmimit të shërbimit të kryer, pavarësisht xhiros vjetore të realizuar.

Recommended