Ora News – Dako: Autobusët e Kosovës ndalojnë vend e pa vend, krijojnë kaos

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pas ankesave të operatorëve turistik që operojnë përgjatë vijës bregdetare në lidhje me moslejimin e qarkullimit të autobusave që vijnë nga Kosova në rrugën ?Pavarësia?, ka reaguar bashkia e Durrësit. Gjatë një konference për shtyp, kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako tha se ky vendim ka ardhur për të ruajtur balancat në qarkullimin rrugor në këtë segment mjaftë të rënduar përgjatë tre muajve të verës.

Dako: Ka një ndryshim të autobusave që vijnë nga Kosova dhe autobusëve me turistë me destinacion. Autobusat që vijnë nga Kosova përshkojnë të gjithë gjatësinë e rrugës ?Pavarësia?, duke ndaluar në çdo stacion dhe duke zbritur pasagjerë të ndryshëm. Kjo bëhet pengesë për funksionimin normal të qarkullimit në atë rrugë që ka fluks shumë të madh levizjeje në këtë sezon turistik. Ndërsa autobusat që vijnë me destinacion një hotel të caktuar, vijnë nga Rinasi ose pikat kufitare dhe shkojnë direkt në destinacion.

Dako theksoi se autobusët me targa të Kosovës ndalojnë vend e pa vend, duke krijuar kaos në trafik, ndaj është parë e arsyeshme të mos lejohet të qarkullojnë në rrugën ?Pavarësia?.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/bllokimi-i-autobuseve-nga-kosova-dako-ndalojne-vend-e-pa-vend/

Recommended