Ora News – PS-LSI përplasen për turizmin, Gjoni: Kaotik; Rama: Nuk u nxi këto dy javë

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Situata në të cilën ndodhen turizmi në vendin tonë përplasi në qëndrime këshilltarin e Ministres së Ekonomisë dhe Turizmit Alborent Rama me kryetarin e komisionit që përgatiti platformën e turizmit për LSI Ralf Gjoni.
Në studion e ?Tonight Ilva Tare?, Gjoni tha se prej dy dekadash kemi një turizëm kaotik si pasojë e mungesës së vëmendjes së qeverive.
Sipas tij në Shqipëri mbizotëron tipologjia e turistit që vjen për herë të parë dhe nuk kthehet më.
Por ndryshe mendon zoti Rama.
Pjesë nga debatet
Gjoni: Ishim ca ditë në Greqi me nusen dhe vajzën familjarisht. Na ftuan ca miq, jemi kënaqur jashtë mase këtë rradhë. Kapaciteter mikëprirëse të Greqisë apo vendeve të tjera të Mesdheut, po sidomos Greqi dhe Itali janë shumë më superiore se tonat. Vlera për atë produkt që merr është shumë herë më e lartë në vedet fqinje se në Shqipëri.Nuk kemi shumë kohë në jetë për ti lodhur duke tentuar të shpresojmë që vendi ynë do të bëhet. Sektori i turizmit ka qenë shumë kaotik këto dy dekada në Shqipëri, vuan një mungesë totale profesionale e vëmendjes së shtetit. Patjetër që vuan dhe nga mungesa e kapaciteteve të sektorit privat që nuk gjendet në asnjë lloj trysnie të shtetit sa i përket standarteve që ata duhet të ofrojnë apo duhet tu përmbahen. Për këtë arsye, turisti si tipologji që ne marrim në Shqipëri është ai turisti që bën pjesë tek 4 milionëshi në vit që vinë, shpesh janë për herë të parë po nuk kthehen më. Ka statistika.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ps-lsi-perplasen-per-turizmin-gjoni-kaotik-rama-nuk-u-nxi-keto-dy-jave/

Recommended