Report TV - Lezhë, përfshihet nga flakët mali i Manatisë, në rrezik disa banesa
  • 7 years ago
LEZHË- Rreth orës 22:50 të së dielës flakët kanë përfshirë malin e Manatisë dhe po rrezikojnë disa banesa që gjenden në atë zonë.

Zjarrëfikësit janë duke punuar për shuarjen e zjarrit, por terreni malor vështirësonr punën e tyre, gjithashtu era e fortë favorizon flakët duke kërcënuar përhapjen e zjarrit dhe vënien në rrezik të disa banesave që ndodhen pranë zonës së përfshirë nga flakët.

Në një intervistë për Report Tv, drejtori i zjarrëfikseve Lezhë, Agustin Pepkola ka thënë se, "rrezikojnë disa banesa të pabanuara dhe nuk ka njerëz të rrezikuar".

Gjithashtu PepKola u shpreh se, "era po favorizon flakët dhe terreni është i vështirë, por kemi kapacitetin e plotë për ndërhyrjen dhe vënien në kontroll të flakëve".
Recommended