Report TV - Veliaj: Kënde lojërash në çdo lagje hapim edhe tre shkolla të reja
  • 7 years ago
Një nga zonat më problematike të kryeqytetit në ?Don Bosko? po transformohet tërësisht në një hapësirë të denjë për të gjitha grupmoshat.

Bashkia e Tiranës nisi sot punimet për rikualifikimin urban të bllokut të banimit në rrugën ?Foto Janku?, si dhe të ndërtimit të këndit të 19 të lojërave, ku përveç rikualifikimit estetik të zonës, do të bëhet edhe gjelbërimi e ndërtimi i infrastrukturës për rekreacion pasiv për të rritur.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj theksoi se rikualifikimi urban i kësaj zone është një premtim i mbajtur dhe se pavarësisht stinës së verës, bashkia është në punë.
Recommended