Report TV - Makina përfshihet nga flakët gjatë lëvizjes në mes të Fierit

  • 7 years ago
FIER-Një makinë është përfshirë nga flakët në lëvizje mëngjesin e sotëm në lagjen "1 Maj" në unazën e qytetit.

Mjeti tip "Renault" me drejtues shtetasin A.B, banues në Libofshë, ka marrë flakë në lëvizje dhe është djegur plotësisht.

Pas përfshirjes nga flakët drejtuesi i makinës ka dalë me shpejtësi, ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë një shkëndije elektrike.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të ngjarjes.

Recommended