Report TV - Rebelim në PD plan për rrethimin e Bashës në selinë e partisë

  • 7 years ago
Beteja politike mes dy grupeve për të marrë në dorë Partinë Demokratike mund të marrë një rrjedhë tjetër në ditët në vijim. Teksa Lulzim Basha, kërkon të rikonfirmohet në krye të partisë, me anë të një procesi zgjedhor emergjent dhe të kontestuar nga një pjesë e partisë, kundërshtarët e tij, tashmë të shumtë në numër, po përgatiten për rezistencë.

Strategjia konsiston në mobilizimin e demokratëve, për t?i ngritur në protesta, me qëllim detyrimin e Lulzim Bashës të tërhiqet nga procesi i nisur zgjedhor. Shqiptarja.com ka mësuar se nuk përjashtohet as rrethimi i selisë së Partisë Demokratike, si një formë presioni për zbatimin e statusit. Një plan i tillë u hodh në formë kërcënimi nga Genc Ruli disa ditë më parë, por që pritet të kthehet në realitet në ditët në vijim.

Recommended