Ora News - 25 qershori - Zgjedhjet do të monitorohen nga 5351 vëzhgues vendas dhe të huaj

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit janë të nëntat që mbahen në historine e demokracisë shqiptare që pas rrëzimit të diktaturës në 1991.
Për keto zgjedhje do të angazhohen më shumë se 40 mije komisionerë të caktuar nga 5 partitë kryesore, PS, PD, LSI, PR dhe PDIU.
Trupes se komisionerëve do t?i bashkohen edhe 5351 vëzhguesit e proçesit zgjedhor, vëzhguesit afatshkurtër të cilët do të monitorojnë diten e votimit dhe ata afatgjate të cilët monitorojne edhe proçesin e numërimit se bashku me ankimimet e mundshme të partive në Kolegjin Zgjedhor.
Një numër i konsiderueshëm vëzhguesish janë akredituar nga partnerët ndërkombëtarë, OSBE/ODIHR dhe Ambasadat e vendeve te Bashkimit Europian. Në total numri i tyre shkon nq 896 vëzhgues, rreth 100 më shumë se zgjedhjet e 4 viteve më parë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/zgjedhjet-do-te-monitohen-nga-5351-vezhgues-vendas-dhe-te-huaj/

Recommended