Ora News – LSI kërkon votën e të rinjve të Beratit

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Lëvizja Socialiste për Integrim ka kërkuar mbështetjen e të rinjve të Beratit për ta votuar në datën 25 qershor. Kandidatja Silva Caka, theksoi gjatë takimit me ta, se të rinjtë duhet ë marrin në dorë fatet e vendit dhe duhet të marrin shanset për të ndërtuar të ardhmen e tyre në Shqipëri.
Caka: ?Janë pikërisht të rinjtë që do të marrin të ardhmen e vendit në dorë dhe duhet të jemi pikërisht ne që duhet t?u japim një shans nëpërmjet politikave, që do të ndjekim për të rinjtë, që të marrin këtë të ardhme në duart tyre. Duke mbajtur LSI në zemër dhe në shpirt jam shumë e bindur që më datën 25 qershor do të votoni për numrin 1, për LSI dhe për të gjithë të rinjtë kudo që ndodhen dhe që përfaqësojnë këtë forcë politike?
Kandidatja tjetra për deputete Llambriola Misto, në fjalën e mbajtur para qytetarëve të Kuçovës, tha se LSI është partia e rinisë dhe se rinia është e ardhmja e Shqipërisë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/lsi-kerkon-voten-e-te-rinjve-te-beratit/

Recommended