Arena - Shkarkim si President? Meta: Betimi akt formal. Votimi është kryer

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Vetëm tre ditë para zgjedhjeve, ish-kreu i LSI-së, njëherësh dhe Presidenti i zgjedhur Ilir Meta vjen mbrëmjen e sotme në një intervistë për emisionin ?Arena? në RTV Ora News me gazetarin Dritan Hila.

Intervista minutë pas minute

Hila: Që kur u futët ju në ring fitoi kripë dhe shqeqer fushata. Ka pasur kostot e veta. U shkarkua zv/ministri i LSI. Rama ka deklaruar në VOA se çfarë donte Ilir Meta, ja dhamë të gjitha. Pse u futët?

Meta: Unë në këtë fushatë hyra në këtë formë, mënyrë, me këtë ritëm falë një marrëveshje kundër zgjedhjeve, marrëveshje personale që bëri Rama më Bashën për 3 orë në errësirë.Për fat të keq në vend të arrinin një marrëveshje për të garantuar zgjedhje të lira dhe demokratike vendosën së bashku të merren vesh sesi do të përpiqen të ruajnë në mënyrë antidemokratike monopolin e dy forcave që përfaqësojnë apo kanë trashëguar në kundërshtim me vullnetin e qytetarëve shqiptarë, të popullit dhe realitet politik dhe elektoral sot në Shqipëri. Marrëveshja e tyre për të krijuar një Task-Forcë që funksionon si Gestapo në kundërshtim me ligjet e shtetit dhe Kushtetutën, me statusin e nëpunësit civil, e cila përdoret për të frikësuar administratën dhe jo për të garantuar mospërfshirjen e saj në fushata politike.

Fakti që në këtë Task-Forcë nuk është as Ministrja e Integrimit Europian që duhet të ishte patjetër, sepse çështja e zgjedhjeve është çështje kyçe për ecurinë e integrimit, çështja e administratës publike është çështje kyçe për këtë reformë. Fakti që u përpoqën ti vononin KQZ një vendim totalisht të paligjshëm në kundështim me kodin dhe vetë vendimet që ka marrë KQZ në 2015 për ti hequr mundësinë LSI që të kishte numërues në gjithë vendin me qëllim frikësimin e votuesve jo vetëm të LSI por të gjithë të tjerëve që vota e tyre do të ishte e pasigurtë, e pavlefshme, që ose të rrinin në shtëpi ose të shkonin dhe t?ua jepnin një prej këtyre dy partive.
http://www.oranews.tv/vendi/ilir-meta-per-numrin-1-sonte-ne-arena-me-gazetarin-dritan-hila/

Recommended