Opinion - Ilir Meta per Ramen dhe Bashen! (21 qershor 2017)

  • 7 years ago
Facebook: https://www.facebook.com/tvklan Emision LIVE nga Blendi Fevziu ne KLANHD & TVKLAN; Të ftuar: Ilir Meta, Berat Buzhala, Henri Çili, Artan Hoxha dhe Robert Rakipllari.

Kryetari i Kuvendit dhe Presidenti i zgjedhur i Shqipërisë, Ilir Meta është shprehur se kryeministrit Edi Rama nuk i kam kërkuar falje asnjëherë, ai ka kërkuar falje disa herë.
?Rama ka kërkuar falje dhe do kërkojë prapë. Marrëveshje me Ramën s?ka, me Partinë Socialiste jemi të hapur. Ilir meta ka qenë ekstremist tolerant me Ramën. Së dyti, LSI me PS ka patur shumë më pak pushtet se sa ka patur me PD. Dhe tjetra, Rama ka marrë gjithë përgjegjësitë e qeverisë, me gjithë zv/Kryeministrinë, me gjithë aparatin e Kryeministrisë. Për çfarë e ka penguar LSI? Për të luftuar drogën? Jo! Hipotekën e Tiranës e ka patur Rama, hipotekën e Durrësit, hipotekën e Vlorës, hipotekën e Beratit e ka pasur Rama?, u shpreh Ilir Meta.

I ftuar në emisionin ?Opinion? ish kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta është shprehur se Rama nuk i mban përgjegjësit për dështimet që i faturohen atij në këto 4 vite qeverisje por ja hedh ato LSI.
Meta ka deklaruar se PS akuzon LSI për vendosje të kushërinjve në administratë por vetë kjo parti dhe Rama sipas tij e ka filluar që nga qeveria me kushërinj. Sa i përket blerje së votës Meta e ka quajtur atë një mjerim të partive të mëdha që sipas tij shqetësohen se LSI ka rritje.
?Mandatet që do të marr LSI nuk numërohen, por do të dal forcë e parë. Ka një rritje eksponenciale, ka gjithë rininë e Shqipërisë me vete?, u shpreh Meta.

Ish-kreu i LSI-së, Ilir Meta është shprehur sonte në studion e emisionit Opinion se gjithë marrëveshja politike mes Ramës dhe Bashës është kundër zgjedhjeve. Sipas tij, kjo marrëveshje është kundër kodit zgjedhor dhe kundër partive të tjera. Meta u shpreh se këta nuk mund të drejtojnë dot në mënyrë demokratike, ata bën një marrëveshje për të heq nga skena gjithë partitë e tjera.

Kreu i Kuvendit dhe Presidenti i zgjedhur i Shqipërisë, Ilir Meta është shprehur sonte në emisionin ?Opinion?, se koalicionit me PS-në i ka ardhur fundi. Meta tha se LSI kishte një marrëveshje katër vjeçare me PS-në, por më pas i kërkoi që të analizohet kjo marrëveshje me arsyen që të bëhet një e re më pas, pasi mes dy forcave kishte pasur përplasje. Sipas tij, pavarësisht kësaj, LSI ka pranuar në fund ato që PS ka thënë, pasi kështu ishte marrëveshja politike mes tyre. ?Asnjëherë ne nuk kemi pasur një ftesë serioze për koalicion dhe nga ana tjetër PS nuk iu përgjigj kurrë kërkesës së LSI për të bërë një vlerësim?, theksoi Meta.
Fevziu: Kush i tha jo koalicionit?
Meta: Ai e donte LSI nëse ai do të linte opozitën në çadër. Pasi mori Lulin në çadrën e vogël për 3 orë ai mendoi se i mjaftonte Luli për të deformuar procesin elektoral dhe për të ndarë përfitimet e tyre.

Ish-kreu i LSI-së, Ilir Meta i është përgjigjur nga studio e emisionit ?Opinion?, kryeministrit Edi Rama, i cili sonte tregoi në një intervistë me Rudina Xhungën një video ku dukej ...

Recommended