Ora News – Bushati në Theth: Rruga e re do të shkojë shpejt deri në Breg të Lumit

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në takimet me banorët e fshatit turistik të Thethit, Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati pranoi problemet e zonës në infrastrukturë duke premtuar se rruga e re do të shkojë shpejt deri në Bregun e Lumit. Deputeti Paulin Stërkaj apeloi banorët të mos gënjehen nga ato që i cilësoi taktika mashtruese të partive të vogla për të blerë.
Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati se bashku me deputetin Paulin Sterkaj dhe kandidatin Pjeter Nika u takuan me banore te komunes Shale te Dukagjinit ne fshatin turistik te Thethit.
Bushati vlerësoi mikëpritjen dhe traditat e zonës, duke pranuar problemet që ekzistojnë në infrastrukturë. Ai premtoi se shumë shpejt rruga e re do shkoje deri ne Breg te Lumit.
Paulin Sterkaj kerkoi qe banorët e Thethit dhe gjithe komuniteti dukagjinas te mos genjehet nga ato që i cilësoi taktika të partive te vogla qe synojne te blejne vota permes mashtrimit.
Thirrje të tilla janë bërë të shpeshta këtë fushatë elektorale, sidomos në qarkun e Shkodrës, ku kandidatët e partive të mëdha apelojnë elektoratin të mos bjerë prejë e fenomenit të blerjes së votës.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/bushati-ne-theth-rruga-e-re-do-te-shkoje-shpejt-deri-ne-breg-te-lumit/

Recommended