Report TV - Grabitet kasaforta në kantinën e familjes së ministrit Lefter Koka

  • 7 years ago
Tre persona të maskuar janë futur në ambientet e një kantine në Rrashbull të Durrësit mëngjesin e kësaj të hëne rreth orës 04:00 dhe pasi kanë lidhur rojen kanë grabitur kasafortën.

Sipas informacioneve kantina e verës ?Gjergj Kastrioti? i përket familjes së Ministrit të Mjedisit Lefter Koka ndërsa deri më tani nuk ka një prononcim nga ky i fundit në lidhje me ngjarjen.Grabitësit marrin edhe furgonin e kantinës dhe largohen
Në dalje të godinës grabitësit kanë marrë edhe furgonin tip "Benz" me targa DR 3538 D që ishte parkuar në oborrin e kantinës dhe janë larguar.

Me të marrë njoftim menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë, të cilët po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Recommended