Rama: Ata që çirren, janë çmendur

  • 7 years ago
Ata që i kanë ashpërsuar tonet ndaj tij, Edi Rama i quajti të çmendur.

Tha se çirren për shkak se nuk duan që administrata të jetë e qytetarëve, por e partive, për të emëruar militantë. Dhe një dite pasi ish aleati i tij Ilir Meta paralajmëroi se do të armatoste popullin, nëse nuk kapen kriminelët që dhunojnë militantët e LSI, Kryeministri tha se ai në fushatë nuk ka dalë për luftë, por për garë.


Banorët e Vorës i ftoi që në 25 Qershor të votojnë Partinë Socialiste, si e vetmja mundësi për t?u ndarë nga partitë e tepsisë.


Akuzat ndaj LSI-së, Rama i vijoi edhe në një takim elektoral në Përrenjas, ku tha se në këtë bashki të drejtuar nga Lëvizja Socialiste për Integrim, kryetari i saj ka punësuar familjarë e të afërm të tij.

Nga Korça, Rama u tregua më i ashpër në sulmet ndaj ish-aleatit të tij qeverisë. Rama tha se nuk ka të ardhme për partitë që duan të marrin peng Shqipërinë.

Replikat në distancë i vijoi edhe me kryetarin e opozitës Basha, gjatë një takimi në Bilisht.

Takimet në juglindje të vendit, kryesocialisti i mbylli me inaugurimin e teatrit të ri të Korçës.

Tv Klan

Recommended