Rama: Ata që çirren, janë çmendur

  • 7 years ago
Ata që i kanë ashpërsuar tonet ndaj tij, Edi Rama i quajti të çmendur. Tha se çirren për shkak se nuk duan që administrata të jetë e qytetarëve, por e partive, për të emëruar militantë. Dhe një ditë pasi ish-aleati i tij Ilir Meta paralajmëroi se do të armatoste popullin nëse nuk kapen kriminelët që dhunojnë militantët e LSI, kryeministri tha se ai në fushatë nuk ka dalë për luftë, por për garë.

?Unë nuk kam dalë për luftë, me tuta kam dalë, për garë, unë se di ça kanë, janë çmendur bërtasin, as po i prek njeri, kanë shpërthyer të gjithë, pse ça i shqetëson, se duam të bëjmë shtet , s?dua ta ndajmë pushtetin me të tjerë?, tha Rama.

Në takimin elektoral në Vorë, kryeministri kërkoi edhe njëherë ndjesë për thirrjen ndaj policisë për t?u angazhuar në fushatë.

Banorët e Vorës i ftoi që në 25 qershor të votojnë Partinë Socialiste si e vetmja mundësi për t?u ndarë nga partitë e tepsisë.

?Vijnë në Tiranë e thonë ku është tepsia. Jemi për njerëzit, hip, legalizimi?.jo unë dua hipotekën, patentat, midhjet, tjetri do pastrueset. Ne me koalicionin kemi bërë punë të mira dhe duhet të krenohen, punët i kemi bërë ne se ata mendjen e kanë pas ke tepsia, kemi bërë reformën administrative, reformën në arsim?, u shpreh kryeministri.

Replikat në distancë i vijoi edhe me kryetarin e opozitës Basha dhe kryebashkiakun e Vorës, të cilin e ftoi që të votonte në zgjedhje për të.

?Luli çun i mirë, Luli është më i miri me të vënë në gjumë. S?po ju them bëhuni me PS, PD mbajeni në zemër po kur të votoni bëjeni me mend. Ky Fiqua thotë se jam miku Ramës. Nuk e kam mik, jazëk të qoftë që s?voton për Ramën. Ka skuadër Fiqua??, u shpreh Kryeministri Edi Rama.

Edhe gjatë një takimi elektoral që zhvilloi me të rinj të FRESH-it, Rama kërkoi votën për të qeverisur i vetëm, duke mos i kursyer akuzat ndaj aleatëve qeverisës. TV KLAN

Recommended