Report TV - Meta kopjon Berishën, ja sulmet e njëjta ndaj Ramës dhe Ruçit

  • 7 years ago
Një ditë përpara mitingut të saj kombëtar të matjes së forcës, që do të mbahet sot pasdite në sheshin ?Nënë Tereza?, LSI ka nxehur debatin politik në raport me PS-në. Ish-kryetari i kësaj partie dhe Presidenti i zgjedhur, Ilir Meta ka thënë se Rama nuk ka vrimë ku të futet nëse prek votën e shqiptarëve, teksa Gramoz Ruçit i ka kujtuar një episod të vitit 1996, ku sipas tij, iku në Greqi me fustan grash.

Përpos retorikës elektorale të Metës dhe partisë së tij, bie në sy fakti se të dy këto akuza dhe ky fjalim i djeshëm nga Fushë-Kruja, ngjajnë si dy pika uji me një fjalim të Sali Berishës në 27 prill të këtij viti nga çadra e protestës së opozitës.

Shqiptarja.com po sjell të dy deklaratat, të Metës dje nga Fushë-Kruja dhe të Berishës në prill nga ?Çadra e Lirisë? për të bërë krahasimin se pse regjistrimi i komunikimin i dy bashkëpunëtorëve dikur në qeveri, është bërë e njëjtë.

Recommended