Ora News – Rama e thotë troç: S’kam asnjë motiv të jem Kryeministër me partitë e tepsisë

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeministri Edi Rama ka folur troç me shqiptarët në ?Komunikimin javor?. Kreu i socialistëve tha se nuk ka më asnjë motiv për të vijuar të jetë Kryeministër në pozitat që ishte këta 44 muaj.
Për Ramën është i patolerueshëm shantazhi i partive të vogla në koalicion sa herë që partia kryesore kërkon votat për të çuar një reformë përpara.
Rama: Lejomëni sot t?ua them sinqerisht, fare troç, nuk kam më asnjë motiv të rri në karrigen e Kryeministrit si deri më sot duke pranuar që administrata e shtetit të vazhdojë të rrijë peng i partive, duke pranuar që për të marrë votat për një reformë për të bërë shtet të pranojmë shantazhet dhe listat e kërkesave të partive të koalicionit për tu lëshuar drejtorinë në këmbim të votës dhe deri tek vende pastruesesh nëpër institucione për votën për një reformë. Duke pranuar dorëzimin përballë këtij kanceri sfilitës në trupin e shtetit që duhet operuar rrënjësisht sot për të vazhduar ngritjen në këmbë të shtetit shqiptar.Për mua është më e qartë se kurrë, Shquipëria kërkon një vendim historik me 25 qershor. Nga ai vendim nuk do varet kush do të qeverisë në katër vitet e ardhshme por si do të jetë ky vend. Pas katër vitesh administrata e shtetit do të kthehet nga halli juaj i madh sa here niseni për tek një zyrë në shërbëtorin më të madh tuajin të zhvillimit ekonomik dhe social, punësimit dhe mirëqënies kombëtare dhe familjare shqiptare, këtë e vendos vota.
Kryeministri nuk ka asnjë mëdyshje që partitë e tepsisë së pushtetit duhen ?izoluar? me votë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rama-e-thote-troc-skam-asnje-motiv-te-jem-kryeminister-me-partite-e-tepsise/

Recommended