Report TV - Jeta luksoze e vrasësit të Cukut: Asgjë s’është e pamundur

  • 7 years ago
Mikel Shallari i dyshuar si vrasës me pagesë dhe autori i ekzekutimit të Komisarit Artan Cuku më 8 Prill 2017 rezulton një persona me precedent të mëparshëm penal.

Ai është i skeduar i policisë për armëmbajtje e trafikim narkotikësh, ndërsa mësohet se një urdhër ndalimi ndaj tij kanë pasur dhe autoritetet zvicerane.

Në rrjetet sociale Shallari shfaqet aktiv me postime të ndryshme ku nuk mungojnë ato me armë, jetë luksoze si dhe veshje firmato.

Por si e përshkruan 24 vjecari vetën dhe me se merret? Ai shkruan ?Punon paradite pushim mbasdite pa punë natën pa gjumë?.

Ndërsa në lidhje me studimet, Shallari shkruan ?Asgjë nuk është e pamundur?.

Ende nuk dihet se Shallari në Tiranë qëndronte si student aty dhe ku banonte pranë qytet Studentit apo për të fshehur gjurmët e aktivitetit të tij kriminal.

Recommended