Ora News – Luan Rama: Nuk na tremb dyshja e këndshme Edi dhe zëdhënësi i tij Luli

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Bujqësia është çështja tjetër që ka përplasur LSI me PD dhe PS.
Në një dalje për mediat nga selia e LSI, nënkryetari Luan Rama dha se nuk ka frikë as nga Rama dhe as nga zëdhënësi i tij Basha.
Luan Rama fajsoi qeverinë dhe kryeministrin Rama që subvencionet në bujqësi janë vetëm 17 mln euro, më pak se Kosova dhe Maqedonia.
Luan Rama: Dimë të shohim me realiziëm dhe shumë përgjegjësi edhe ku janë difegtet apo mangësitë tonë, ashtu sikurse dimë të kërkojmë ndjesë për atë që nuk kemi bërë mirë, por ndërkaq më lejoni të nënvizoj faktin që edhe Edi edhe Luli dhe cilido tjetër që ka sadopak përgjegjësi për punën që bën në një zyrë shteti e dinë shumë mirë që politikat bujqësore nuk janë, politika të një ministrie, ato janë politika shtetërore për të cilat ministria është përgjegjëse për zbatimin apo implementimin e tyre.
Dua të nënvizoj një fakt që është përgjegjësi e qeverisë shqiptare fakti që subvecioni për bujqësinë në 2017 është vetëm 13 milionë euro. Ndërkohë që subvecioni për bujqësinë në Kosovë është 64 mln euro dhe në Maqedoni 170 mln euro. Për këtë rast apo për këtë fakt le të përpiqet Lul Basha ta verë gishtin mbi ministrin e Bujqësisë, por thjesht ai dëshmon sesa shërbëtor i verbër është sepse një kryetar i një partie në opozitë do të duhej të vinte gishtin mbi politikat qeverisëse dhe jo thjesht mbi një ministër.
Kryetari i Rilindjes Edi dhe zëdhënësi i tij Luli nuk e trembin LSI, nuk e trempin dhe as i sugjestionojnë anëtarët, simpatizantët dhe votuesit e tyre të shumtë që do ja japin përgjigjen kësaj dysheje kaq të këndshme në 25 qershor, në zgjedhjet ku do të ndahet njëherë e përgjithmonë qeverisja e kanabizimit nga qeverisja me drejtim të ri e udhëhequr nga LSI.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/luan-rama-nuk-na-tremb-rama-dhe-zedhenesi-i-tij-luli/

Recommended