Ora News – Lufta kundër kanabisit, ngrihet task-forca për kontrollin e territorit

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Prefektura e Vlorës ka ngritur task-forcën për luftën kundër drogës pasi në këtë qark janë identifikuar disa hotspote për kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike. Drejtuar nga Prefektja, task-forca do të ketë në përbërje drejtuesit e institucioneve vendore dhe policisë. Prefektja Hoxha tha se do të ketë penalitete për ata që nuk arrijnë të kontrollojnë territorin.
Në qarkun e Vlorës, zona e Lumit, përkatësisht në fshatin Kuç, Delvina ne zonen e njohur si Kalasa dhe Karaburuni janë identifikuar si hotspote për kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike.
Në këtë kontekst, prefektja e Qarkut të Vlorës, Etjona Hoxha, mblodhi në takim krerët e institucioneve të përfshira në luftën kundër drogës ku u ngrit dhe task-forca që do të koordinohet prej saj.
Hoxha tha se do të ketë penalitete për të gjithë ata që nuk kanë kontroll mbi territorin.
Hoxha: Ky plan veprimi po kështu propozon verifikimin e zyrtarëve publikë përgjegjës për zbatimin, verifikimin e lidhjeve të mundshme me persona të inkriminuar. Plani gjithashtu parashikon masa serioze ndaj të gjithë zyrtarëve të nivelit vendor dhe qëndror, të cilët nuk arrijnë të mbajnë në administrim dhe kontroll efektiv territorin për të cilin janë përgjegjës.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/lufta-kunder-kanabisit-ngrihet-task-forca-per-kontrollin-e-territorit/

Recommended