Report TV - Lezhë,emigranti jep 20 mijë $,fëmijët e varfër në shtëpi të re për 1 Qershor

  • 7 years ago
Familja 5 anëtarëshe e Tonin Zefit nga fshati Fishtë i Lezhës jetonte në kushte tejet të vështira. Ata jetonin në një dhomë të shkatërruar dhe pa asnjë kusht elementar. Por falë bujarisë së disa banorëve të këtij fshati, familja 5 anëtarëshe e Toninit nuk do të jetë më si më parë.

Që prej një 1 qershorit situata ka ndryshuar. Famulltari i zonës Ded Gjoka kishte bërë prezente problematikën e familjes Zefi tek banorët e zonës.

Me tu njohur me hallin e kësaj familje emigranti Luigj Vulaj dhuroi 20.000$ për ndërtimin e një banese të re, ndërsa kontribute dhanë dhe shumë banorë të fshatit të cilët kontribuuan për një strehë të re dhe me kushte më të mira.

Recommended