Nis pastrimi i drejtësisë, gjyqtari i parë jep llogari për 480 mijë $ dhe shtëpi në Kanada

  • 6 years ago
Sot, procesi i Vetingut, një prej elementëve më të rëndësishëm të Reformës në Drejtësi, hyri në fazën më vendimtare, atë të nisjes së pastrimit radikal të drejtësisë nga prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar. Gjyqtari i parë që dha llogari para Komisionit të Vlerësimit ishte Fatos Lulo, anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Gjyqtari Lulo akuzohet për mosjustifikim të të ardhurave, psai nga raporti i ILDKPKI i lexuar në komision, ka rezultuar se ai ka një shtëpi në Kanada dhe një depozitë 480 mijë dollarë kanadez. Avokati i gjyqtarit, Ardian Visha, është shprehur se burimi i pasurisë së gjyqtarit është motra e tij, Drita Lulo, e cila i ka dhuruar shuma parash dhe apartamente, si dhe shumën prej 480 mijë dollarë kanadez, të cilën gjyqtari ia ka marrë hua dhe ia ka kthyer sërish.

Recommended