Report TV - Kërcënimi i Konit,kërkohet dëshmia e Tahirit, Nikollës dhe 36 të tjerëve

  • 7 years ago
Prokuroria ka kërkuar të dëshmojnë 38 dëshmitarë në lidhje më kërcënimin nga Emiliano Shullazi të akademikëve Mynyr Konit e Dhori Kule.

Mes tyre Lindita Nikolla, Saimir Tahiri, Lindita Nikolla, Haki Çako, Ylvi Beqaj si dhe Ervin Hodaj, ish drejtor i Policisë së Tiranës.

Gjykata e Krimeve të Rënda gjithashtu rrëzon kërkesën për përjashtimin e gjyqtarit Fran Prendi nga gjyqi i Emiljano Shullazit.

Po ashtu u rrëzua edhe kërkesa për veçim të gjykimit për Blerim Shullazin i cili kërkoi dërgimin e dosjes së tij në Gjykatën e Krujës.

Recommended