Report TV - Rruga Milot-Lezhë drejt degradimit banorët: Do të bllokjonë rrugët

  • 7 years ago
LEZHE-Rruga e vjetër që lidh Lezhën me Milotin është amortizuar plotësisht, duke u kthyer në një makth të vërtet për drejtuesit e automjeteve.

Në të gjithë gjatësinë e këtij segmenti prej 15 km janë hapur gropa të shumta të cilët vështirësojnë lëvizjen. Ndërkohë që kjo rruge është nyja kryesorë që lidh dhjetar fshatra të Lezhës, Mirditës dhe Kurbinit, përkujdesja për të ka munguar prej shumë vitesh.

Drejtuesit e automjeteve thonë se paguajnë taksat pa u vonuar asnjë ditë ndërkohë askush nuk po merret për ta përmirësuar gjendjen e kësaj rruge, makinat e tyre po u shkatërrohen çdo ditë duke bërë që kostoja për mirëmbajtje po bëhet e papërballueshme.

Ata kërkojnë ndërhyrjen sa më të shpejt në të kundërt shumë shpejt do të ndërmarrin protesta deri në bllokim të rrugës nacionale.

Recommended