Report TV - Vlorë, vritet në atentat pronari i një TV vlonjat dhe kreu i OSHEE

  • 7 years ago
VLORË-Atentat në zemër të Vlorës, vritet më plumba kallashnikovi pronari i një televizioni lokal të Vlorës, ndërsa viktimë e plumbave duke vdekur në vend mbetet dhe drejtori i OSHEE të Vlorës.

Ngjarja ndodhi në Sheshin e Flamurit kur nje person qe zbriti nga një makine tip BMW me targa AA 348 PC ka qëlluar në drejtim të 'Hotel Vlora', pronë e Erven Hysenit.

Si pasojë kanë mbetur të vrarë drejtori i OSHEE të qytetit të Vlorës Roland Saliu dhe pronari i 'Hotel Vlora', shtetasi Erven Hyseni. Ky i fundit rezulton dhe pronar i televizionit lokal, 'Vlora Channel'.

Recommended