Ora News – Mediu: Si u arrit marrëveshja politike, telefonata me Metën, refuzimi i Idrizit…

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu i ftuar në ?Tonigt Ilva Tare? në Ora News sqaron të gjitha hapat e ndjekura për tryezën politike të 17 majit që çoi më pas në marrëveshjen midis kryeministrit Rama dhe kryetarit të PD-së Basha.
Pjesë nga deklarata:
Mediu: Ka pasur disa zhvillime përpara se të bëhet marrëveshja. Zhvillimi i parë është propozimi i Yee. Pasi e pranuam atë propozim, u kërkua një propozim. Kemi pasur një debat intensiv me ambasadorin Lu për dy orë e ca për të parë elementë të marrëveshjes. Ne i kemi kërkuar që të miratohej marrëveshja.
Ia kemi bërë të qartë se pranojmë marrëveshjen. Pas kësaj, ka pasur reagim negativ nga ana e kryeministrit. Në prirjen për të gjetur një rrugë zgjidhje. Ka qenë një iniciativë e imja.
Kam marrë zt.Basha dhe zt.Meta. E kam marrë në telefon zt.Meta dhe i kam thënë a është e nevojshme të organizojmë një tryezë pozitive. Zt.Meta është treguar i gatshëm. Zt.Meta tha se besoj që LSI-ja do të jetë prezente. Pas kësaj kam kërkuar që ky takim të organizohej nga Partia Republikane dhe PDIU-ja. Zt.Idrizi nuk u bë pjesë për arsyet e veta. Pas kësaj, kam kontaktuar me zt.Duka dhe e kemi thirrur të dy.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/mediu-si-u-arrit-marreveshja-politike-telefonata-me-meten-refuzimi-i-idrizit/

Recommended