Ora News – Rama-Blushit: Ke lidhje të fortë me tepsinë, të shtohet helmi kur je larg saj

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeministri Edi Rama replikon me deputetin Ben Blushi i cili e quan qeverine me ministrat teknikë bashkëqeverisje të Rilindjes me çadrën.
Rama: E vetmja gjë që i shqetësonte tek marrëveshja ishte se nuk kishin vend në tepsi. Dhe Ben Blushi ka një lidhje të fortë me tepsinë. Është rithënë jo ndryshim në qeveri për të ndarë tepsinë. Ministrat që janë votuar nuk kanë ardhur për të përfaqësuar Partinë Demokratike por për të garantuar PD-në si ministra teknikë në mbrojtje të zgjedhjeve.
Drejtorët Blush, nuk do të zëvendësojnë drejtorët e mëparshëm as për të bërë emërime as për të bërë tendera dhe as për të prekur qoftë edhe një petë të byrekut që ti e sheh nga larg dhe sa më larg që ikën aq më shumë të shtohet oreksi dhe aq më shumë të shtohet helmi. Është kurajë e madhe që të fyesh inteligjencën tënde në radhë të parë dhe të gjithë atyre që pretendon t?i përfaqësosh si pionieri i diçkaje të re që është vetëm në mendjen tënde si një roman i pa shkruar.
Sikur të kishte fuqi kjo sallë dhe këto parti për t?iu kundërvënë reformës në drejtësi do ta kishin bërë me kohë, sepse ka dy fuqi të tjera që këto parti nuk i përballojnë dot. Nga njëra anë është populli shqiptar dhe nga ana tjetër SHBA-të dhe BE-ja, që siç e dëshmon edhe kjo seancë nuk ka asnjë lloj rruge që pengon reformën në drejtësi. Reforma në drejtësi sot fillon të zbatohet pikërisht me votimin e Vettingut.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rama-blushit-ke-lidhje-te-forte-me-tepsine-te-shtohet-helmi-kur-je-larg-saj/

Recommended