Zone e lire - Ilir Meta - Aktualiteti politik i javes! (19 maj 2017)

  • 7 years ago
Facebook: https://www.facebook.com/tvklan Emision LIVE nga Arian Cani ne KLANHD & TVKLAN

Intervista e plotë: http://tvklan.al/zone-e-lire-emisioni-568/

Meta, më dukesh mua, apo je pak i mërzitur?

Jo, unë jam shumë në formë.

Po ç?është kjo qetësi? Ti e ke pasur gjithmonë?

Padyshim që është detyra e politikanëve të jenë gjithmonë të qetë, aq më tepër kur qetësia na duhet, në këto kohë.

Edhe tani që pas gjithë kësaj situate duket sikur partia që ju keni drejtuar në kaq shumë vite, me kaq shumë mund, me kaq shumë sakrifica, me shumë dashuri, duket sikur i futet një kalvari të ri vuajtjesh? Ajo që ndodhi së fundmi është përsëritja në një farë mënyre por në forma të tjera e paktit që u bë midis z. Berisha dhe z. Rama në 2008-n? Apo jo?

Së pari, është e rëndësishme që z. Rama dhe z. Basha i dhanë fund një kalvari vuajtjesh qytetarëve shqiptarë për disa muaj, në mënyrë të panevojshme dhe artificiale. Dhe i dhanë mundësi vendit të jetë më i qetë dhe të shkojë më në fund në zgjedhje normale, gjithëpërfshirëse, ku opozita do të marrë pjesë.

Ishin artificiale arsyet e krizës?

Padyshim që ishin artificiale sepse kjo zgjidhje që u bë para dy ditësh mund të ishte bërë para dy muajsh kur erdhi përfaqësuesi i PPE-së, z. McAllister. Mund të ishte bërë edhe më përpara nëse do të kishte vullnet të mirë për të dhënë më shumë besim për zgjedhjet.

Meta përse, sipas teje, nuk u bë kjo përpara 1 muaji?

Nuk dua të bëj gjykatësin dhe analistin sepse nuk është kjo detyra ime. Mund t?ju them që përpjekjet e mia, edhe si kryetar i Kuvendit në atë kohë, edhe të LSI-së kanë qenë maksimale që kjo gjë të ndodhte prej kohësh, në mënyrë që vendi të mos pësonte atë stres por edhe atë pasiguri dhe dëmtim të imazhit. Le të mos harrojmë, kemi hyrë në sezonin turistik, përveç shumë faktorëve të tjerë, sepse nuk ka vetëm zgjedhje në këtë vend. Ka edhe ekonomi, ka edhe turizëm, ka edhe kulturë, ka edhe sport.

Në turizëm nuk është se po bëhet ndonjë nam i madh, por le të themi që ka?

Turizmi është një dinamikë pozitive, në rritje dhe me turizmin jetojnë dhe përfitojnë me mijëra familje shqiptare.

Meta, të gjitha këto janë interesi publik, apo jo, dhe unë e di që ti ke qenë një politikan i përgjegjshëm. LSI në këto momente është në një farë mënyre e paralizuar. Dhe jo vetëm LSI-a, por edhe partitë e tjera sepse nuk patën mundësi të bënin koalicion?

Përmendët edhe 2008-n, përmendët edhe koalicionet. Së pari, duhet të kemi parasysh që historia nuk përsëritet dy herë njësoj. Në qoftë se në 2008-n u përjetua si tragjedi, tani të gjithë e përjetojnë si komedi. Së dyti, janë dy realitete krejt të ndryshme. Dhe së treti, LSI-a nuk dëmtohet nga çdolloj manovre, apo ku di unë, për çështjen e koalicioneve, për arsye sepse të gjitha forcat politike në këtë rast, garojnë në mënyrë të barabartë. Dhe në këtë raport, sikurse ju besoj e shikoni apo e ndieni, ndihet tepër e sigurt për të dalë forcë e parë në këto zgjedhje, kështu që nuk ka asnjë arsye pse të dëmtohet.

Ndoshta mund të dëm...

Recommended