Zone e Lire/ Ilir Meta tregon arsyen perse vonoi dekretimin e Lleshajt

  • 6 years ago
Dekretimi i Sandër Lleshajt si ministër i Brendshëm ka qenë tema më e diskutuar e javëve të fundit.

Vetëm pak orë më parë Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka firmosur dekretimin e Lleshajt në krye të Ministrisë së Brendshme.

Gjatë ditës së sotme, Meta dekretoi nxjerrjen në lirim të oficerit me gradë madhore, Gjeneral Brigade Sandër Lleshaj, duke i hapur rrugën dekretimit të tij në postin e Ministrit.

I ftuar sot në emisionin ?Zonë e Lirë? në Tv Klan Meta tha se ishte pikërisht statusi i tij si ushtarak aktiv që e detyronte të mos e dekretonte si Ministër, për shkak të kufizimeve që Kushtetuta ka për këtë kategori.



Arian Çani: Pse e dekretove pikërisht tani Sandër Lleshajn, ka lidhje me Vitore Tushën?

Ilir Meta: Jo zero lidhje.

Arian Çani: Atëherë përse nuk e dekretove që në momentin e parë, por e dekretove në momentin e dytë?

Ilir Meta: Sepse dje në këtë kohë  kam gjetur shkresën zyrtare të  ministres së Mbrojtjes, e cila duhet që në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Shqipërisë të bënte propozimin për lirimin nga shërbimi aktiv të gjeneralit.

Arian Çani: Pra vetëm kjo është arsyeja?

Ilir Meta: Është arsye Kushtetuese.

Arian Çani: Nuk mund të bëhej kjo që në dekretin e parë.

Ilir Meta: Nëse do të ma kishin sjellë, patjetër që do të ishte bërë.

Arian Çani: Dakort, është kaq e thjeshtë, nuk ka arsye tjetër thua ti. Është e pabesueshme.

Ilir Meta: Nuk është arsye e vogël, është arsye kushtetuese.

Arian Çani: Ata që janë skeptikë thonë: Ç'të keqe ka, ti mund ta dekretoje si ministër dhe ta çdekretoje më pas si gjeneral.

Ilir Meta: Ata e diskutojnë si muhabët, unë nuk mund ta diskutoj kështu.

Arian Çani: Ata përdorin këtë argument: Vitorja a është anëtare e gjukatës Kushtetuese? Pse parlamenti nuk kërkon që ajo të ikë një herë? Parlamenti e miraton në fillim.

Ilir Meta: Dekreti për Lleshajn është dekret emërimi. Dekreti për për Tushën është dekret propozimi nga Presidenti për parlamentin. Është e qartë që jemi vend demokratik që janë të ndara pushteti civil nga ai ushtarak.

Arian Çani: Jemi vend teorikisht demokratik.

Ilir Meta: Jo jemi tërësisht demokratik derisa unë vi këtu dhe ju më bëni pyetje të poshtra. Një dekret nga presidenti pa dekretin e mëparshëm për lirimin nga shërbimi aktiv do të ishte shkelje e Kushtetutës mbi të cilin ngrihet Republika e Shqipërisë. Kjo është arsye parimore dhe kushtetuese./tvklan.al

Recommended