Report TV - 9 pikëpyetjet që ngrihen pas marrëveshjes Rama-Basha

  • 7 years ago
Marrëveshja e arritur papritur pas tri orësh negociata kokë më kokë mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës dhe pesë orësh takim tekniko-politik me praninë e vetëm dy teknicienëve, veç dy liderëve, lë pa përgjigje shumë pyetje, që Basha dhe Rama do të bënin mirë t'i sqaronin para zgjedhjeve të ardhshme.
Provojmë t'i marrim një për një:

1) Çfarë kompetencash do të kenë ministrat teknikë?
Edhe pse të destinuar të qendrojnë në detyrë (kështu duket) vetëm 37 ditë, të gjashtë ministrat teknikë që do të propozohen nga opozita duhet të kenë në teori pushtet të plotë, të barabartë me atë të çdo ministri tjetër. Pra, do të mund të shkarkojnë drejtues aktualë dhe të emërojnë staf ministror të besueshëm për ta? Do të mund të emërojnë dhe shkarkojnë drejtorët e agjencive në vartësi të tyre? Fjala vjen, tek ministria e Financave, do të mundë për shembull ministri i ri i Financave i propozuar nga PD të shkarkojë drejtoreshën e Tatimeve apo të Doganave? Dhe, në rast se e bën këtë, a do të kishte apo jo vlerë emërimi i ri? E njëjta pikëpyetje vlen për kompetencat e drejtorëve, për shembull: ai i burgjeve dhe i OSHEE mund të shkarkojnë drejtues në degë të ndryshme?

Recommended