Report TV - Gazetarja feston ditëlindjen, stafi i redaksisë i bën një surprizë live

  • 7 years ago
Gazetarja e Report TV, Anduela Ndreu ka festuar ditëlindjen e saj në mënyrë të jo të ngjashme me festat e zakonshme që jemi mësuar të shohim.

Ndërrimet e viteve të jetës së saj e gjetën Anduelën pas më shumë se 10 orësh punë në terren në mjediset e Kryesisë Kuvendit nga ku po raportonte për takimin kokë më kokë mes Ramës dhe Bashës që do të sillte marrëveshjen historike dhe mbylljen e krizës.

Pavarësisht orëve të gjata në punë, Anduela nuk e ndau buzëqeshjen dhe pranoi urimin surprizë të stafit të Report TV, të cilët e uruan live në transmetim televiziv sapo dha lajmin e madh të marrëveshjes.

Anduela tha se do të donte ta festonte gjithnjë kështu ditëlindjen, mes lajmeve të mira.

Recommended