Burimet: Dështojnë negociatat, s’ka dakordësi për datën e zgjedhjeve

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ende nuk ka një marrëveshje mes mazhorancës edhe opozitës edhe pse shpresat nuk janë shuar. Partia Demokratike pretendon se kryeministri Rama nuk pranon paketën McAllister, duke mos pranuar shtyrjen e zgjedhjeve përtej 18 qershorit.
Po të njëjtat burime theksojnë se Partia Demokratike ka pranuar edhe një çështje tjetër mjaft të rëndësishme, kusht i mëhershëm i kryeministrit, plotësimi i komisioneve të vetingut. Por, sipas kryetarit Basha, referuar burimeve brenda takimit me aleatët, Rama e ka refuzuar paketën.
Dita e sotme është karakterizuar nga takime intensive të Bashës jo vetëm me aleatët por edhe me ish-kryeministrin Sali Berisha. Ora News mëson se negociatat mes Ramës e Bashës, janë koordinuar nga ambasadori amerikan Donald Lu, përmes komunikimit telefonik.Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv

Recommended