Report TV - "Makarona, sallatë e qershi" Batuta e Bashës pas takimit me Berishën

  • 7 years ago
Ditë e sotme është vendimtare, pasi pritet që palët të arrijnë një marrëveshje për zgjidhjen e ngërçit politik.

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar disa takime intensive me aleatët, por edhe me ish-kryeministrin Berisha për konsultime.

Në përfundim të takimit të dytë me Berishën, interesi ishte i madh nga media për një prononcim nga Basha nëse kishte dakordësi për paketën 'McAllister'.

Por në kulmin e tensionit dhe negociatave, Basha nuk ka preferuar të zbulojë se çfarë diskutoi me Berishën, por të bëjë një batutë.

"Makarona me sallatë domate dhe qershi në fund" u shpreh Basha. Ndërsa negociatat janë drejt finalizimit të një marrëveshje mes palëve pas presionit ndërkombëtar.

Recommended