Report TV - Produktet në Pazarin e Ri,tregtarët: Më shumë kushte,më shumë klientë

  • 7 years ago
Numri i vizitorëve dhe turistëve në zonën e Pazarit të Ri është rritur në mënyrë të ndjeshme që pas rikonstruksionit të saj.

Një gjë e tillë konfirmohet edhe nga tregtarët që thonë se përveç klientëve besnikë, kushtet e reja kanë afruar edhe konsumatorë të rinj.

Për Report Tv disa prej tyre thonë se pavarëssht kushteve taksat nuk kanë ndryshuar, ndërsa çmimin e mbajnë kostant edhe në sezone të ndryshme.

?Tani është 100% ndryshimi, ne kemi qenë në kushte shumë të vështira, me shi e me çdo gjë të parregullt, përveç se paguanim taksat, tani është bërë një investim kolosal. Ne taksën e kemi pasur sa ka qenë, do me thënë edhe me taksën e atyre jemi të kënaqur, atë taksë kemi pasur atë taksë na ka vendosur bashkia?, tha një tregtar.

?Tendenca jonë është të mos kemi luhatje tek çmimet?,tha një tjetër tregtar.

Recommended