Ora News – Masat e policisë, 2500 efektivë do monitorojnë protestën e opozitës

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Plot 2500 efektivë policie nga 6 komisariatet e kryeqytetit do të angazhohen për protestën e 13 majit të organizuar nga opozita. Ndërkohë që në gatishmëri për ti ardhur në ndihmë forcave të rendit do të kalojë në gatishmëri FNSH dhe reparti RENEA. Në terren dhe mes protestuesve nuk do të mungojnë as agjentët civilë, ndërkohë që edhe qarkullimi rrugor ka marrë masa për të shmangur trafikun në pikat hyrëse si pasojë e mjeteve që pritet të vijnë nga rrethet.
Por policia ka marrë masa edhe për paradën e komunitetit LGBT të cilët do të zhvillojnë tubimin e tyre rreth orës 10 të paradites.
Edhe këtë herë siç ndodhi me protestën e fundit të opozitës veprimet e policisë do të monitorohen nga ekspertë të huaj, ndërsa i gjithë tubimi do të filmohet.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/masat-e-policise-2500-efektive-do-monitorojne-protesten-e-opozites/