Report TV - Korçë, ​TAP zbulon rrënojat 3 mijë vjeçare të Ilirisë së hershme

  • 7 years ago
TIRANE- Historia zbulohet duke gërmuar dhe kështu ndodhi në Korçë. Një vendbanim i hershëm i Ilirisë zbulohet jo nga arkeologët, por nga punimet që po bëhen për ndërtimin e gazsjellësit të TAP.

Gjatë punimeve për pastrimin dhe sistemimin e korridorit të kalimit përgjatë gjurmës së Gazsjellësit Trans Adriatik, TAP, në afërsi të fshatit Turan, në Korçë, u zbuluan rrënojat e një vendbanimi të hershëm.

Sipas vlerësimeve paraprake nga ekspertët e trashëgimisë kulturore në TAP, mendohet se bëhet fjalë për një vendbanim i cili daton që nga periudha e hershme e epokës së hekurit (shek. X ? IX para erës sonë) e deri në periudhën e vonë romake (shek. IV ? V të erës sonë), duke vlerësuar materialet prej qeramike të gjetura. Gjatë mesjetës (shek. XII ? XV), kjo hapësirë duket që është përdorur si varrezë, duke ju mbivënë funksioneve që ka pasur në periudhat e mëparshme.

Punimet nga ana e kontraktorit të TAP kanë ndaluar menjëherë sapo janë vënë re rrënojat arkeologjike dhe menjëhere është njoftuar Agjencia e Shërbimit Arkeologjik (AShA). Përfaqësuesit e trashëgimisë kulturore të këtij institucioni kanë kryer vlerësimin e kësaj gjetje rastësore, ndërkohë që Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë nisi gërmimet e shpëtimit që po realizohen nga arkeologë profesionistë. Zona është rrethuar dhe punimet për ndërtimin e TAP pritet që të rifillojnë pas një muaji, kur institucionet përkatëse të kenë përfunduar vlerësimin dhe raportin e tyre.

Recommended