Report Tv-TAP zbulon thesaret e 5 mijë vjetëve më parë në Turan të Korçës

  • 6 years ago
KORÇË - Në një zonë të pasur bujqësore, në afërsi të qytetit të Korçës, në Shqipërinë juglindore, gjatë punës së ndërtimit të një gazsjellësi nga Shqipëria për në Itali, punëtorët janë befasuar nga zbulimi i një qendre antike të mbushur me thesare që datojnë që nga koha e Neolitit.

Ky zbulim, sipas arkeologëve, është një pasqyrë unike e 5 mijë vjetëve histori; në një vend që ishte jashtë radarëve të ekspertëve gjatë dekadave të sundimit të komunist.Gërmimet në afërsi të fshatit Turan kanë përfunduar një javë më parë, pas 18 muajsh pune; ku doli në dritë një nga varrezat më të mëdha të lashta në Shqipëri, me rreth 1.000 varrime të shtresuara, disa prej të cilave mendohej se ishin edhe të mobiluara. Gjithashtu, gjatë këtyre gërmimeve, arkeologët kanë konstatuar se nën shtresën e poshtme janë gjurmët e një vendbanimi të rrallë neolitik, ku shquhen skeletet e shtëpive dhe kasolleve leve të vogla.

Por sipas arkeologes Iris Pojani, puna e tubacionit ka siguruar mundësinë dhe fondet, për të gërmuar një zonë të pazakontë të banuar nga epoka neolitike. Më shumë se 20 vende neolitike janë gjetur në Shqipëri, që datojnë përafërsisht nga shekulli i 7-të deri në shekullin e tretë të B.C., të cilat janë disa prej vendbanimeve më të hershme bujqësore në Evropë.

Recommended