Report TV - Pajisja që iu kap grekut në Rinas përdoret nga agjencitë sekrete

  • 7 years ago
TIRANE-Pajisja e shtetasit grek Iraklis Dragounis është një dedektues sinjalesh model ?OSCOR 5000? për të cilën prokurori Julian Zonja ka kërkuar të ekspertohet nëse është përdorur apo jo për përgjim të paligjshëm në territorin shqiptar.

Pajisja iu bllokua dy ditë më parë në Rinas shtetasit grek, Iraklis Dragounis.
Report Tv ka mësuar se ajo është pajisje dedektuese valixhe model ?OSCOR 5000?, e aftë për të gjurmuar çimka dhe pajisje përgjimi.

Nga një kërkim në internet rezulton se OSCOR 5000 është një pajisje e avancuar e prodhuar për herë të parë rreth viteve 1998.

Pajisa mund të kontrollojë me mikroprocesore e cila është e aftë të zbulojë çimka përgjuese në një gamë të gjerë frekuencash. Pajisja vendoset brenda një çante të zeze brenda së cilës edhe mund të operohet. Ai jo vetëm që mbrohet nga çimkat por edhe është e aftë të gjurmojë përgjues infra-red.

Recommended