Report TV - Ulet numri i rasteve të reja të të prekurve me talasemi në Shqipëri

  • 7 years ago
Në kuadër të Ditës Botërore të Talasemisë, në ambientet e Ministrisë së Shëndetësisë u organizua një konferencë, ku të pranishëm ishin drejtues të Ministrisë së Shëndetësisë, mjekë, infermierë, por edhe vetë pacientë të prekur nga kjo sëmundje.

Kryetari i Shoqatës së Talasemikëve në Shqipëri, Musa Zenelaj u shpreh se janë rreth 600 pacientë që vuajnë nga kjo sëmundje në të gjithë vendin ndërsa thekson se nga viti në vit ka pasur një përmirësim të trajtimit të këtyre pacientëve.

Recommended