Veliaj: Përfundon ndërtimi i 438 varrezave të para murale

  • 7 years ago
Tirana është qyteti i parë në Shqipëri që ka nisur zbatimin e projektit pilot për varrezat murale, duke i dhënë zgjidhje problemit disavjeçar të mungesës së hapësirave. Bashkia e Tiranës ka përfunduar ndërtimin e varrezave të para murale për 438 vende të reja, por njëkohësisht ka nisur punën për rehabilitimin tërësor të varrezave të Sharrës dhe rindërtimin e rrugës.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi punimet që po kryhen në Sharrë dhe theksoi se zonës po i kthehet dinjiteti i munguar prej vitesh. ?Po fillojmë një projekt të ri në varrezat e Sharrës, e cila ka qenë një problematikë të mbartur ndër vite. Madje, gjatë administratës së shkuar kemi patur disa raste çnjerëzore, ku njerëzit janë varrosur edhe në gjurmën e rrugës dhe rrugicave sepse nuk ka patur hapësirë. Nuk është aspak dinjitoze që në qytet të moes gjendej hapësirë për të sistemuar ata që nuk jetojnë më banesën e tyre të fundit?, u shpreh kryebashkiaku Veliaj.

Si zgjidhje e problemit vjen projekti i varrezave murale. Objekti është ndërtuar në forme ?U?-je dhe siguron jo vetëm një shfrytëzim më të mirë të hapësirave, por edhe krijimin e mjediseve më të mira për vizitorët. ?Së pari, kemi shpronësuar mjaftueshëm për të pasur rezerva për varreza në të ardhmen. Së dyti, po fillojmë një proces transformimi të të gjithë hapësirës, siç kemi bërë në Tufinë, ku kemi sistemuar të gjitha rrugët e brendshme, e kemi gjelbëruar, kemi shtuar ndriçimin, e kemi asfaltuar dhe rregulluar kanalizimet. Detyra e bashkisë nuk është të administrojë vetëm jetët e atyre që jetojnë në Tiranën urbane dhe që janë gjallë, por sigurisht si një institucion që e shoqëron njeriun nga çeku i bebes e deri në varreza, është në dinjitetin e këtij institucioni që të kujdeset edhe për ata që nuk jetojnë më?, tha Veliaj.

Recommended